Home Sport
Aumbameynag rinovon kontratën me Arsenal edhe për 3 vite
Pierre-Emerick Aubameyang më në fund ka hedhur të zezën mbi të bardhë. Sulmuesi gabonez ka firmosur rinovimin e kontratës me Arsenalin, i bindur nga projekti i rindërtimit i trajnerit Mikel Arteta.

31-vjeçari ka nënshkruar deri në vitin 2023 me pagë 250 000 stërlina në javë, por shpërblimet e përfshira në kontratë mund ta çojnë atë përtej 350 000 stërlinave në javë, aq sa është paga e Mesut Ozil.

"Jam me të vërtetë i lumtur që do të qëndroj këtu. Kjo është shtëpia ime. Është një ditë e mrekullueshme. Dua të bëhem legjendë e Arsenalit dhe të lë një trashëgimi. Është koha për të punuar shumë, me siguri do të jap maksimumin tim, si gjithmonë.

Nënshkrimi për këtë klub të veçantë nuk ka qenë kurrë në dyshim. Unë besoj tek Arsenali. Ne mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku. Kemi diçka emocionuese këtu dhe besoj se më e mira do të vijë për Arsenalin".

Aubameyang u bashkua me Arsenalin në janar 2018 për 56 milionë stërlina nga Borussia Dortmundi dhe ka shënuar 72 gola në 112 ndeshje.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pas ndeshjes me Genoan, Napoli u nënshtrohet tamponëve, ndeshja me Juven në rrezik
Arrihet marrëveshja, talenti norvegjez mbërrin në Milano
Shfaqet duke hekurosur, detaji i Georgina Rodriguez që tërhoqi të gjithë vëmendjen (FOTO LAJM)
Arteta e vetëdijshëm për skuadrën që ka: Jemi larg Liverpoolit
Shifra shqetësuese, 10 lojtarë të infektuar me koronavirus në Premier League

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media