Home Sport
Kumbulla zbarkon sot në Romë, kjo do të jetë paga e gjigantit shqiptar
Marash Kumbulla do të jetë futbollist i ri i Romës.

Marash Kumbulla ka arritur marrëveshje për transferim te Roma nga Verona.

Gianluca di Marzio nga Sy Sport ka njoftuar se mbrojtësi shqiptar sot do të mbërrijë në kryeqytetin Italian për të zyrtarizuar transferimin te klubi i ri.

Roma dhe Verona kanë arritur marrëveshje mbi bazën e huazimit me obligim të blerjes për 30 milionë euro.

Kumbulla do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Romën deri më 2025 me pagë prej 1.5 milionë euro në sezon plus bonuse të rëndësishme.

Kumbulla sot pritet të mbërrijë në Romë për teste mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Humbja ndaj Liverpool, Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës
Interi nuk ndalet në merkato, në bisedime me Parmën për dy futbollistë
Muriqi mposht koronavirusin, gati të debutojë me Lazion
Dy arsyet pse Aubameyang refuzoi Barcelonën
Rritja e rasteve me koronavirus, Italia po mendon pezullimin e futbollit?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media