Home Sport
Sot derbi: Formacionet e mundshme
Derbi i kryeqytetit rikthehet mbrëmjen e sotme. Tirana dhe Partizani zbresin në fushën e blertë të “Air Albania Stadium” prej orës 18:00. Motivimi është maksimal, ndryshe nga gjendja e fushës ku do të luhet ndeshja.

Mungojnë tifozët, qershia mbi tortë e një shfaqjeje spektakolare që zakonisht merr vëmendjen e gjithë sportdashësve anembanë vendit. Tani të gjithë duhet të ulen para TV-ve dhe të shohin vetëm spektaklin e fushës, nëse do ketë.

Tirana nuk shkon në derbi në kushtet më të mira, për shkak të situatës me dëmtimet dhe prej rezultateve jo të mira në këtë fillim sezoni. Ndryshe është atmosfera te Partizani i Dajës, që ndan kreun me Vllazninë.

Trajnerët ndërkohë kanë menduar edhe për rreshtimet. Te Tirana është Torassa që ka pasur probleme dhe e mban “varur” formacionin. Nëse argjentinasi do të jetë gati, atëherë Muçi luan në sulm dhe Sasracku sakrifikohet. Te Partizani ndërkohë nuk pritet të ketë ndryshime nga ndeshjet e tjera. Sa i takon gjyqtarit të ndeshjes, ai do të jetë Juxhin Xhaja.

Tirana-Partizani, formacionet e mundshme

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Gyamfi, Danso, Torassa, Halili, Mucci. Trajner: Nevil Dede

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Solomon, Mala, Cardoso. Trajner: Ilir Daja.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Man United turpërohet në shtëpi nga skuadra e vendit të fundit (VIDEO)
Broja nuk ndalet, i hyrë nga stoli shënon në humbjen e Vitesse (VIDEO)
Kupa e Mbretit: Barcelona kualifikohet me shumë vuajtje (VIDEO)
Berisha nuk ndal dot "pokerin" e Juves, bardhezinjtë presin Interin (VIDEO)
Realizon Messi, Barcelona barazon shifrat (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media