Home Sport
Ekperti i merkatos "tremb" tifozat kuqezi: Milani e ka të vështirë rinovimin me Donnarumman
Milani prej disa muajsh është duke punuar për të rinovuar kontratën me gardianin e portës, Gianluigi Donnarumma.

Italiani është i padiskutueshëm në formacionin bazë, por kontrata i skadon në qershorin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Së fundmi, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka shpjeguar se rinovimi është mjaftë i vështirë shkaku i agjentit të lojtarit, Mino Raiola.

"Milan është duke punuar me Raiola që të gjejë zgjedhje. Kur Raiola përfshihet, asnjëherë nuk është lehtë, sepse ai dëshiron klauzolë të lirimit për Donnarumma dhe nuk ka marrëveshje për çmimin ose vlerën e kësaj klauzole të lirimit".

"Pra, ata janë duke negociuar. AC Milan dëshiron ta mbajë Donnarumman dhe lojtari dëshiron qëndrimin. Është i bindur se është në projektin e Milanit që do jetë i rëndësishëm në vitet e ardhshme".

"Pra, Donnarumma është i hapur për qëndrim dhe Milan dëshiron ta mbajë. Kjo, është arsyeja pse mendoj se do qëndroj dhe do nënshkruaj kontratën. Por, për momentin nuk ka marrëveshje të kompletuar. Duhet të presim", tha Romano për CBS Sports.

Interesim për Donnarumman më herët ka shprehur gjigantët anglez, Chelsea dhe ai francez, PSG.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E entuziasmuar për pranverën, Lei Kraja publikon foton provokuese me bikini (FOTO LAJM)
Super Rashica, pjesë e formacionit më të mirë të javës në Bundesligë
Interi me super statistika, Conte ka gjetur mekanizmin fitues
"Se shikoj dot me sy", Rike Roçi shfryn ndaj kapitenit kuqezi
Policia e kërkonte kur luante në Superiore, historia e çuditshme e Peter Olayinka

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media