Home Video Lajme
Manchester United fiton me përmbysje ndaj Newcastle (VIDEO)
Manchester United ka fituar me përmbysje në udhëtim ndaj Neëcastle.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 2 minutave, kur Luke Shaë shënoi një auto-gol.

‘Djajtë e kuq’ reaguan me anë të Harry Maguire, kur në minutën e 23’ shënuan për 1:1.

United patën mundësinë të kalonin në epërsi në minutën e 58’, por Bruno Fernandes gaboi nga pika e bardhë.

Por, nga fytyra tragjike, Fernandes u kthye në hero në minutën e 86’ kur pas asistimit të Rashford dërgoi topin në rrjetë për 1:2. Fitoren e vulos Wan Bissaka, në minutën e 90+1 për 1:3, kurse vulën e rezultatit vendosi goli i Marcus Rashford, në minutën e 97′.

Golat Bruno Fernandes dhe ai i Wan Bissaka e Rashford i dhanë tri pikë Unitedit, për ta çuar skuadrën në gjashtë pikë pas katër ndeshjeve.

Neëcastle në anën tjetër mbetet me shtatë pikë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Bayern "poker" Atl Madrid (VIDEO)
Interi shpëton në fund falë Lukakut (VIDEO)
Interi shpërdoron avantazhin, barazojnë gjermanët (VIDEO)
Ka gol në San Siro (VIDEO)
Mbyllen pjesët e para, ja rezultatet e Championsit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media