Home ShowBiz
Pamjet më të ëmbla, vogëlushi i Gaz Pajës dhe Irës do t'ju zbukuroj ditën (FOTO LAJM)
Gaz Paja dhe Ira Seferi janë treguar gjithmonë shumë të rezervuar kur vjen puna tek postimet për vogëlushin e tyre, Dardin. Ata përpiqen që ta ekspozojnë sa më pak në rrjete sociale, duke e ruajtur deri në fund privatësinë.

Mirëpo sot Ira e ka lëshuar pak dorën dhe ka publikuar si rrallëherë një video të vogëlushit. Shihet se Dardi është rritur shumë, sepse brenda pak javësh ai do të festojë edhe 1-vjetorin e lindjes. Në imazhin e publikuar nga Ira, i vogli shfaqet duke parë nga dritarja dhe belbëzuar, ndërkohë që portreti i tij nuk mund të dallohet.

Siç duket ata kanë qenë larg shtëpisë për pak kohë, pasi Ira ka shkruar me shaka se macja nuk duket shumë e lumtur për rikthimin e Dardit.

“Dikush nuk duket shumë i lumtur për kthimin e Dardit…”, ka shkruar bashkëshortja e Gaz Pajës.

Kujtojmë se në qershor të vitit të shkuar çifti i njohur kurorëzuan me martesë dashurinë dhe Dardi është fëmija i vetëm i tyre.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ka bërë gati divorcin? Fotot joshëse të Kim Kardashian zbuluan marrëdhënien me Kany (FOTO LAJM)
Plani i Donald Trump për të bërë zv.presidente Ivankën: E bukur dhe e zgjuar (FOTO LAJM)
Mozzik në Gjermani, të gjitha faktet që thonë se po bashkohet me Loredanën (FOTO LAJM)
Janë rrëzuar në mes të tapetit të kuq, të famshmit që kanë lënë nam (FOTO LAJM)
Nuk ka ngrën për 10 vite një ushqim, Linda Halimi zbulon sekretin e formave perfekte (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media