"Torollake, t'ju vijë zor", pas eliminimit, Jonida shpërthen ndaj vajzave të "Love Story" (FOTO LAJM)
Natën e tretë të "Love Story" u eliminuan dy nga konkurrentet, Jonida dhe Stelina. Gjatë programit "Daily Love Story", Suela ka deklaruar se e priste që Stelina të largohej, pasi sipas saj ajo nuk bën për këtë format.
Mendimin e saj e ka mbështetur dhe Arjana e cila ishte e pranishme. Lidhur me këtë deklaratë, Jonida ka reaguar ashpër në rrjete sociale. Ajo i ka cilësuar dy vajzat si "torollake që tallen me tjerat".
“E para punës nuk keni të drejtë të flisni për të tjerët bën apo jo, shikoni veten si jeni dhe sa tru keni. T’ju vijë zor nga vetja se jeni dy torollake që talleni me vajzat e tjera. Zoti është i madh, shikon dhe dëgjon por nuk harron kurrë për të ta treguar vendin dhe atë që meritoni. Ndjej keqardhje për ju të dyja, zoti pastë mëshirë për ju të dyja”, ka shkruar ish-konkurrentja.