Home Lifestyle
Çaji i hudhrës, ja pse duhet ta pini patjetër çdo mëngjes
Në shumë vende të botës, njerëzit pohojnë efikasitetin e çajit të hudhrës kundër të ftohurës dhe kollës. Përbërësit e çajit luftojnë mikrobet dhe shpërbëjnë sekrecionet që ngacmojnë kollën, duke lehtësuar zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes

Siç mund ta keni mësuar falë artikujve hudhra është një antibiotik natyral shumë i pasur me antioksidantë. Këto vlera çlirohen shumë mirë në çajin e hudhrës që mund të jetë më i lehtë për t’u konsumuar çdo mëngjes.

Vlerat e jashtëzakonshme të çajit të hudhrës
Njerëzit zakonisht e kanë të vështirë të hanë një thelb hudhër esëll dhe ky çaj lehtëson përvetësimin e vlerave të jashtëzakonshme të hudhrës. Konsumi i këtij çaji si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë në mënyrë graduale. Çaji përshpejton metabolizmin por edhe e ndihmon trupin të tresë yndyrnat e tepërta. Çaji përbën një mënyrë efikase për të përmirësuar shëndetin e zemrës.

Sipas të dhënave, ai stimulon qarkullimin, ul kolesterolin dhe shmang arteriosklerozën. Sikur të mos mjaftonin këto vlera, një filxhan me çaj hudhre ofron vitaminat A, B1, B2, C por edhe shumë antioksidantë. E fundit por jo për nga rëndësia, çaji i hudhrës është një antibiotik natyral që shmang virozat e stinës. Besohet se në lashtësi, ushtarët grekë pinin çaj hudhre pas betejave të tyre për të kuruar infeksionet e mundshme.

Si të përgatisni çajin e hudhrës
Përbërësit:
Një thelb hudhër
250 ml ujë
3 gramë xhenxhefil të grirë
1 lugë gjelle me lëng limoni
1 lugë gjelle me mjaltë

Përgatitja:

Ziejeni ujin dhe ndërkohë prisni hudhrën në grimca. Pasi uji të marrë valë, shtoni xhenxhefilin dhe hudhrën dhe lërini të ziejnë për 15-20 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lërëni enën mënjanë për 10 minuta të tjera. Kullojeni çajin dhe shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin për ta ëmbëlsuar. Mos u shqetësoni për aromën e keqe të hudhrës. Përfshirja e xhenxhefilit dhe limonit do të zhdukë erën e fortë të hudhrës nga goja dhe ju do të merrni vetëm përfitimet që ofron ajo./livimg
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Njihuni me 5 hapat që shpëtojnë një fëmijë nëse po mbytet
Debati në internet/ A është antifeministe që burrat të hapin dyert për gratë?
Një lugë nga kjo përzierje para gjumit dhe nuk do të zgjoheni më kurrë si të lodhur
Simptomat që njerëzit përjetojnë pas ndarjes nga partneri, si t'i përballoni
4 mënyra për ta bërë kafenë e mëngjesit një pije të shëndetshme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media