Home Lifestyle
Dy shenjat e Horoskopit që mezi e marrin veten pas një ndarjeje
Këto 2 shenja zodiakale e kanë shumë të vështirë t’i pranojnë ndarjet dhe do të bënin çdo gjë për t’i rregulluar marrëdhëniet.

Jo gjithmonë ja dalin, por e provojnë.

Dashi

Janë njerëz që e vlerësojnë të qenët të përgjegjshëm në përgjithësi në jetën e tyre. Kur një zhgënjim i godet, e kanë të vështirë ta mbajnë veten. Dhe nëse e bëjnë veten pjesë të situatave impulsive, dëmtohen akoma më shumë.

Në vend që të tërhiqen dhe të përpiqen të reflektojnë mbi arsyet e asaj që ndodhi, të lindurit e Dashit zhyten akoma më thellë në qëndrime të pamatura. Kjo i bën edhe më të përfshirë në gjendjen në të cilën ndodhen dhe kërkojnë kohë për t’ia nisur nga e para.

Gaforrja

Kjo shenjë e vuan refuzimin në të gjitha aspektet e jetës së saj, nuk mund ta stakojë trurin dhe ta lërë mënjanë refuzimin. Kjo mund të ndikojë tek puna, miqësitë, koha e lirë, gjithçka bllokohet në jetën e këtij personi.

Më keq, akoma, Gaforrja mund të shkojë më larg. Pasi marrëdhënia të përfundojë, tenton që në marrëdhëniet e ardhshme të jetë më kontrolluese. Mund të mos ketë dëshirë të provojë gjëra të reja dhe nuk ndalet së përjetuari plagët e së shkuarës. Një reflektim i mirë do të ishte ndryshimi i duhur për ta kapërcyer zhgënjimin.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
9 mënyra se si të trajtoni dhimbjet e dhëmbit
Modelet më të përshtatshme të flokëve për vajzat me fytyrë të rrumbullakët (FOTO LAJM)
A është i shëndetshëm uji me gaz? Eskpertët do t’ju habisin
Nuk do të keni më privatësi në biseda, çfarë po ndodh me aplikacionin Whatsapp
Emocionet qenkan ngjitëse, ashtu si gripi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media