Home Shqipëri
"Kishin sherr prej 10 vitesh", çfarë bëri Tanushi pasi ekzekutoi kunatën
Detaje të reja zbardhen nga krimi i rëndë në Bathore, ku ditën e djeshme Agron Tanushi ekzekutoi me armë zjarri kunatën Jetmira Hasani.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, ai ka qëlluar disa herë në ajër pasi ka vrarë Jetmiren, dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Vrasja ka ndodhur në oborrin e banesës, ndërsa fqinjët thonë që Jetmira e provokonte vazhdimisht duke nxitur sherre.

Fqinjët shtuan se Agroni nuk ishte person problematik, por prej 10 vitesh kishte sherre të herëpashershme me viktimën, kryesisht për cështje pronësie.

Jetmira jetonte në katin e dytë të banesës dhe i thoshte Agronit që ishte shtëpia e saj, ndërsa ky i fundit pretendonte se ishte e tij. Viktima ishte e ndarë nga bashkëshorti (vëllai i autorit), me të cilin kishte një vajzë 8 vjeçe, e cila ndodhet tashmë tek familjarët e Jetmirës.

Viktima dhe vajza ishin me urdhër mbrojtje, ndërsa konflikti me kunatin nisi pasi ish-bashkëshorti i Jetmira Hasanit kishte ikur emigrant në Greqi.

Ndërkohë Tanushi është në arrsti dhe vijon puna për kapjen e tij.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Je më shumë se ajo në selfie", Majlinda Bregu uron të bijën me fjalë zemre (FOTO LAJM)
Naftëtarët e Ballshit në grevë urie: Fëmijët duan të hanë!
U mbyllën me bujë, hapet gara për dhënien e licencave për kazino
"Tapë" në timon dhe dhunë në familje, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Nxorri sekretin hetimor, si u pezullua nga detyra kreu i OFL

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media