Home Shqipëri
Vidhte banesat e abuzonte me të moshuarat, vihet në pranga "tmerri" i Palasës
Policia e Vlorë ka vënë në pranga "tmerrin e Palasë" në Himarë.

Shtetasi në fjalë akuzohet për grabitjen e një sërë banesash në Himarë, madje edhe për përdhunim të të moshuarave.

Bëhet me dije se personi në fjalë teksa ka pikasur policinë është munduar të largohet por nuk ja ka dalë.

Nga pamjet në video shihet sesi e ka mbuluar kokën me një qese të zezë në momentin kur po shoqërohet në komisariatin e Himarës, kjo edhe për shkak të akuzave të rënda për përdhunim.

I arrestuari është identifikuar nga kamerat e sigurisë së një prej banesave që ka grabitur.Krahas sendeve dhe orendive me vlerë vidhte edhe ullinj, vaji ulliri, raki etj.

Në dëshminë e dhënë në komisariat mësohet se nuk ka pranuar autorësinë e krimeve, duke u shprehur se e vërteta do të dalë në shesh. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Të njëjtë por edhe shumë të ndryshëm, ku dallojnë femra dhe mashkulli Akrep
Erdogan mesazh Greqisë: Atyre që shohin ëndrra se ne do tërhiqemi, do u bëhemi makth!
COVID-19/ Rritet fluksi i të pacientëve, spitali Infektiv drejt mbarimit të shtretërve
Bashkia i heq rrugës emrin e heroit të Popullit, i vihet emri i vëllait të ish-kreut të bashkisë
Rama u sugjeroi t'i bënin vetë, mjeku: Maskat pa filtër, nuk kanë vlerë!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media