Home Shqipëri
Facebook zbulon se Rama gënjen shqiptarët për maskat: FAKE NEWS!
Pavarësisht se është ai që kritikon dhe sulmon gazetarët për informacione të rreme, kryeministri Edi Rama është nxjerruar zbuluar nga Facebook.

Gjatë 15 Tetorit, kreu i qeverisë justifikonte vendimin e marrë për maskat e detyrueshme, me gripin spanjoll të vitit 1918, dhe thoshte se pandemia kishte shkaktuar 50 milionë viktima.

"MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruante Rama duke e shoqëruar postimin edhe me foto.

Por duket se ky postim i Ramës është detektuar nga Facebook, i cili shkruan në një tabelë më poshtë:

"Informacion i rremë. Ky postim është verifikuar nga fact-checkers dhe është i rremë"- shkruhet në shpjegimin e Facebook. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Erdogan mesazh Greqisë: Ata që shohin ëndrra se ne do tërhiqemi Mesdheu do u bëhemi makth!
COVID-19/ Rritet fluksi i të pacientëve, spitali Infektiv drejt mbarimit të shtretërve
Bashkia i heq rrugës emrin e heroit të Popullit, i vihet emri i vëllait të ish-kreut të bashkisë
Rama u sugjeroi t'i bënin vetë, mjeku: Maskat pa filtër, nuk kanë vlerë!
Ky është autori i vrasjes së 21 vjeçarit shqiptar në Angli, e vrau me thikë e shufër hekuri

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media