Home Shqipëri
COVID-19/ 3 zonat e kuqe në Tiranë, pse këtu është rreziku më i lartë?
Zona e ish-Bllokut, Astiri dhe Kombinati konsiderohen si zonat më të nxehta të infektimit të koronavirusit në kryeqytet.

Rreziku i infeksionit është më i lartë pikërisht në këto zona të kryeqytetit dhe ky fakt u pohua edhe gjatë takimit me ministren Manastirliu nga epidemiologu Rexhep Muja.

“Në fokusin tonë kryesor kemi kryesisht shkollat dhe për t’u lidhur dhe me vatrat e nxehta që kemi në kryeqytet, kryesisht Astirin, ish-Bllokun, Kombinatin etj”,- u shpreh epidemiologu Rexhep Muja.

Po pse këto zona në Tiranë janë më të nxehta se të tjerat?

Së pari, bëhet fjalë për zona me popullim të lartë dhe, si pasojë, infeksioni gjen terren lehtësisht.

Po kështu, Astiri, Ish-Blloku dhe Kombinati frekuentohen nga shumë të rinj, të cilët neglizhojnë të mbajnë maskë.

Ndonëse maska është bërë e detyrueshme në rrugë, sërish ka qytetarë që nuk e zbatojnë këtë ligj. Por ka edhe të tjerë që e mbajnë maskën poshtë mjekrës.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Të njëjtë por edhe shumë të ndryshëm, ku dallojnë femra dhe mashkulli Akrep
Erdogan mesazh Greqisë: Atyre që shohin ëndrra se ne do tërhiqemi, do u bëhemi makth!
COVID-19/ Rritet fluksi i të pacientëve, spitali Infektiv drejt mbarimit të shtretërve
Bashkia i heq rrugës emrin e heroit të Popullit, i vihet emri i vëllait të ish-kreut të bashkisë
Rama u sugjeroi t'i bënin vetë, mjeku: Maskat pa filtër, nuk kanë vlerë!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media