Home Shqipëri
U vuri flakën fqinjve pas konfliktit, flasin banorët të tronditur: Nuk ka kartelë!
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku një i ri është arrestuar pasi ka tentuar t'i vë flakën banesës së komshiut.

Banorët e zonës kanë folur për banorët e zonës, të cilët kanë treguar se Ndriçim Zekthi, i cili kërcënoi fqinjin njihet si person problematik për familjen dhe të tjerët pasi e tepron me alkoolin.

Banori: Erdhi benzina deri këtu. Ai pi gjithmonë, kur pi bën ashtu. Edhe me familjen e vet.

Banorja: Unë e kam shtëpinë matanë. E mora vesh kur erdha te motra. Ka ndezur benzinën atje dhe i ka hedhur atje. Nuk ka kartelë, nuk është i sëmurë. Ka pasur konflikte më parë me familjen e vet.

Ngjarja:

Konflikti mes fqinjëve ndodhi pasditen e sotme, kur Ndriçim Zekthi kërcënoi fqinjin se do ta digjte pas një problemi mes tyre.

Për të parandaluar ngjarjen e rëndë, ka ndërhyrë gruaja, e cila ka marrë plagë në duar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar personat e përfshirë. Ndërsa gruaja është transportuar për në spitalin e Elbasanit, ku po merr ndihmë mjekësore, shkruan faxëeb.

Ende nuk janë të qarta motivet e konfliktit, ndërsa në vendngajrje duken shenjat e zjarrit. Zënka ka ndodhur ne ambientet e jashtme të ndërtesave të cilat ndodhen ngjitur mes tyre.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Një e treta e pacientëve me COVID rikthehen në spital? Mjeku: Ja pse ndodh
Murati në takimin e dytë me Sindin: Je pak më e shkurtër se unë
Monika Kryemadhi: Me Ilir Metën kemi shkruar letra dashurie
Mund të shkaktojë pandemi, ky insekt vret 1 milion njerëz në vit
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media