Home Shqipëri
U kap në fermën e kanabisit, dënohet "togeri" shqiptar i organizatës
Një fermë kanabisi në një bllok zyre të papërdorur, u zbulua më 20 prill të vitit të kaluar.

Ndërtesa pesë-katëshe ishte modifikuar plotësisht për vendosjen e pajisjeve profesionale për rritjen e bimës narkotike ndërsa energjia elektrike vidhej.

Zyrtarët gjetën që kati i pestë përdorej për rritjen e një numri të konsiderueshëm të bimëve, të ndihmuar nga gati 60,000 £ me vlerë të pajisjeve të kultivimit.

Një total prej 502 bimësh, në fazat e hershme të rritjes, u gjetën dhe u vlerësua me një rendiment të mirë që mund të mblidhte deri në 250,000 paund, ndërsa në shitje me pakicë, droga kapte vlerën e rreth 1 mln paundve në një vit me cikle të njëpasnjëshme të rritjes së suksesshme.

Kati i tretë duket të jetë zona e jetesës për anëtarët e bandës, përveç drejtuesit Samir Bagdadit.

Tetë burra u arrestuan në vend, shtatë prej tyre u përpoqën të fshiheshin nga policia.

53-vjeçari Bagdadi konsiderohet si figura kryesore në grup. Në një gjyq maratonë këtë javë, ai u dënua me 7 vite burg, ndërsa “togeri i tij i besuar”, Anastas Bani, 28 vjeç, një emigrant i paligjshëm me origjinë shqiptare, u dënua me 42 muaj burg, shkruan panorama.

Gjashtë anëtarët e tjerë të bandës, pesë me origjinë shqiptare dhe një me kombësi të përbashkët greke/shqiptare, janë burgosur më parë për periudha të ndryshme midis dhjetë dhe 33 muaj për rolin e tyre në zinxhirin e komandës.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Hoxha i rikthehet dosjes së bujshme, thirrje SPAK-ut: A ke kurajo të hetosh për Santon?
Zbardhen detaje nga hetimet për vrasjen e Hekuran Billës: Ja çfarë u gjet në makinë
Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm
Jozefina Topalli kandidon në Shkodër: Unë jam e djashtë!
Emigracion masiv, Shqipëria 6-ta e në botë për leje qëndrimi në BE

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media