Home Shqipëri
Dëbora pushton edhe Bulqizën, qyteti zbardhet me shpejtësi
Pas reshjeve të dendura të shiut prej 4 ditësh në Bulqizë ku dhe pati edhe përmbytje në rrugë,kanë nisur reshjet e dëborës.

Policia lokale e Bulqizës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes pasi reshjet e dëborës po vijojnë me intensitet të lartë.

Top Channel ka siguruar pamje nga dëbora në Bulqizë në këtë mes janari të 2021-shit. Nga pamjet e marra, disa qytetarë duket se po shijojnë pamjen, ndërsa po ecin në rrugë.

Dëbora në vendin tonë është karakteristikë e zonave si Thethi, Lëpusha, Valbona, Dardha apo Voskopoja, të cilat janë veshur nga “velloja e bardhë dimërore”.

Kujtojmë se Evropa po përballet me stuhinë e dëborës “Filomena”, e cila fillimisht ka ngrirë Spanjën, ku temperaturat në qytezën Bello, të njohur dhe si Siberia spanjolle, zbritën në minus 25 gradë Celsius. /tch
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zbardhen detaje nga hetimet për vrasjen e Hekuran Billës: Ja çfarë u gjet në makinë
Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm
Jozefina Topalli kandidon në Shkodër: Unë jam e djashtë!
Emigracion masiv, Shqipëria 6-ta e në botë për leje qëndrimi në BE
Aksident në Kavajë, mjeti motorik godet nga pas karrocën që tërhiqej nga kali

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media