Home Shqipëri
Kryemadhi: Dalim vetëm si parti në zgjedhjet e 25 prillit
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha se LSI do të ketë kandidatët e vet në të gjitha qarqet e vendit.

“Një nga arsyet që e po bëjmë jo vetëm shpërndarjen e kandidatëve të LSI-së, jo vetëm në të gjithë Tiranën, por në të gjithë Shqipërinë, nuk ka të bëjë thjesht me mesazhin apo flamurin e partive politike, por është krijimi i hapësirave dhe mundësive shqiptarëve për të votuar, jo vetëm një emër, por disa emra, për të treguar pushtetin e secilës votë, që ata mendojnë se duan që ta drejtojnë dhe ta çojnë punën e tyre përpara dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes”, theksoi Kryemadhi.

Sipas saj, qeveria synon që të krijojë amulli për të penguar votuesit të votojnë për opozitën.

“E vetmja gjë që sot i ka ngelur Rilindjes për të krijuar një amulli, turbullim apo çorientim të opinionit publik, është për të krijuar kleçka dhe klauzola për të çorientuar njerëzit. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në taktikat elektorale, e rëndësishme është që në të gjithë të shkojmë drejt kutisë së votimit”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI i lëshoi këto deklarata gjatë një takimi në njësinë 4 në Tiranë.

“Fokusi ynë është punësimi, një punë e mirëpaguar, një punë e cila krijon hapësira për të rinjtë dhe të rejat, për të konkurruar në tregun e punës, për të pasur një pagë të mirë, për të pasur mundësi të mirë”, theksoi Monika Kryemadhi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Monika Kryemadhi: Me Ilir Metën kemi shkruar letra dashurie, tani çdo gjë është elektronikisht
Mund të shkaktojë pandemi, ky insekt vret 1 milion njerëz në vit
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë (FOTO LAJM)
Të rinjtë shqiptarë vunë në rresht ushtrinë, grekët: Ndjemë turp! (VIDEO)
Aksident i rëndë në Milot, humb jetën një shtetas

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media