Parashikimi i motit sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës.
Në dy ditët e ardhme pritet të mbajë mot me diell dhe vransira të shpërndara.
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 20-21.01.2021
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.