Home Shqipëri
Monika Kryemadhi: Me Ilir Metën kemi shkruar letra dashurie
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pasditen e sotme ishte në Fier.

Në këtë qytet ajo zhvilloi një takim me disa të rinj në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë diskutimit, Kryemadhi tha se të rinjtë sot janë bërë asocialë për shkak të dixhitalizimit, ndryshe nga rinia e saj.

“Sot në kuadrin e ndryshimit dhe dixhitalizimit të çdo gjëje, janë bërë të rinjtë asocialë.

Unë me Ilir Metën kemi pas shkruar letra dashurie, por tani, ka shkuar cdo gjë me mesazh, edhe dashuria është vetëm elektronikisht.

Nuk mund ta kthejmë çdo gjë dixhitale.

Ne na duhet të socializojmë rininë dhe nuk vjen thjesht duke u përfshirë në projekte politike, por në vendimmarrje" – u shpreh kryetarja e LSI. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Zbardhet deklarata në Bruksel e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, vlerëson pozitivisht Shqipërinë
Këshilli i Stabilizim Asociimit: Shqipëria ka bërë progres në përgatitjen e zgjedhjeve
Përfshihet nga flakët "Land Roveri" në Krujë
Meta: Më shumë kandidatë me integritet, më shumë mundësi në referendumin e 25 prillit
U vaksinuan dy ditë më parë, infektohen me COVID-19 dy persona në Gjirokastër

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media