Home Kosovë
Shqiptari nga Kosova rrëfen torturat: Pija ujë nga tualeti
Kur lufta në Kosovë kishte arritur kulmin e saj në vitin 1999, një i ri nga një fshat i Kosovës së bashku me gra dhe burra të tjerë u morën dhunshëm nga paramilitarët serbë dhe u dhunuan në një motel. Shumë prej tyre të rinj dhe të reja u dhunuan seksualisht ndërsa disa prej tyre u vranë. Radio Evropa e Lirë ka intervistuar një nga burrat e dhunuar. Ai thotë se ka qëndruar pa ushqim për disa javë i mbyllur në bodrumin e ndërtesës. Ujin e vetëm që kishte për të pirë ishte uji i tualetit që vinte nga katet e mësipërme. Përveç dhunimeve, në të njëjtin vend ndodhën edhe vrasje.

Ai ka thënë:

I kam parë me sy, dhe dy persona i kanë mbytur në prezencën time. Atë ditë njërin e kanë goditur në zemër dhe tjetrin pas qafe.
Selvi Izeti, psikologe thotë se më shumë se 20 vite pas mbarimit të luftës, çështja e dhunës seksuale ndaj burrave vazhdon të mbetet e heshtur dhe e fshehur. Ajo thotë se në dallim nga gratë, burrat vazhdojnë të mos flasin duke mos kërkuar as trajtim dhe as njohje të statusit. Tridhjetenjë burra në Kosovë kanë marrë statusin e viktimave të dhunës seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës 1998-’99. Shumë të tjerë hezitojnë të flasin.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm
Haradinaj-Vuçiçit: Njihni pavarësinë e Kosovës ose bashkohemi me Shqipërinë
"Akoma nuk e besoj", Adriana Matoshi flet pas kandidimit për deputete (FOTO LAJM)
Nëntë viktima dhe 294 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Granit Xhaka vendos rekordin e ri në Premier League

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media