Home Kosovë
Shqipëri e madhe? Ambasadori amerikan reagon lidhur me deklaratën e Kurtit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka folur në T7 lidhur me deklaratat e Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt për krijimin e “Shqipërisë se Madhe”.

Ai theksoi se vizioni i SHBA-së, për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe apo Serbia e Madhe, duke shtuar se duhet të ndërtojmë ura dhe jo të shtojmë mure.

“Çka kam menduar me këtë? Së pari, qëndroj prapa asaj që kam thënë. Vizioni i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin nuk është Shqipëria e Madhe dhe Serbia e Madhe. Njerëzit kanë pyetur, cilët ushtarë amerikanë kanë vdekur? Kur flas për ta, atëherë flas për dy pilotë amerikanë të helikopterit, që kanë vdekur në vitin 1999 gjatë operacioneve këtu.

Ata kanë vdekur kur helikopteri i tyre është rrëzuar në Shqipëri. Kevin Riker dhe David Gibbs. Kjo nuk është fshehtësi. Në Prizren është ngritur memorial në nderim të tyre, por gjithashtu e kam thënë dhe mendoj se kjo është me rëndësi që Kushtetuta e Kosovës bën thirrje që Kosova të jetë vend shumetnik e jo vend i vetëm një etnie. Të njëjtën gjë ua përmendim edhe njerëzve në vendet e tjera në rajon.

Shtetet e Bashkuara e marrin një pjesë të madhe të fuqisë së tyre nga fakti që jemi vend me larmi fetare dhe shumetnik. Nga kjo nuk e marrim vetëm larminë kulturore; marrim edhe larminë e ideve dhe mendoj se do të ishte e vështirë për çfarëdo qeverie amerikane se përgjigja për paqe në Ballkan qëndron në ndarjen e të gjithëve sipas etnisë dhe ndërtimit të mureve. Duhet të ndërtojmë ura e jo mure”, tha ai.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Si dy shoqe, ish-deputetja joshëse shqiptare prezanton për herë të parë vajzën (FOTO LAJM)
Ky është rezultati i partive politike nga votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta
Java nis me ulje të lehtë temperaturash, si do të jetë moti sot
Kurti flet për formimin e Qeverisë së re, tregon se kur do të zgjidhet Vjosa Osmani presidente
Pa vaksina, Kosova drejt valës së tretë të Covid-19

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media