Home Bota
Biden do të vaksinohet LIVE, kërkesa e parë që do të ketë për amerikanët
Presidenti i zgjedhur Joe Biden bashkohet me ish-presidentët e SHBA për kryer vaksinën anti Covid.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden i tha CNN gjatë një interviste të enjten se ai do të ishte i lumtur të merrte vaksinën e tij publikisht për të inkurajuar njerëzit të ndjekin shembullin, duke ndjekur zotimet e Barak Obama, George W Bush dhe Bill Clinton për të bërë të njëjtën gjë.

Tre ish-presidentët deklaruan publikisht se do të bënin vaksinën anti Covid, si pjesë e nxitjes që këtë ta kryenin dhe amerikanët. Fillmisht ishte Barack Obama që e deklaroi një gjë të tillë, e më pas iu bashkangjitën dy ish-presidentët Bill Clinton dhe George Bush i Ri.

Joe Biden gjatë intervistës së tij bëri të ditur se do t'u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditët e tij të para në detyrë. Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden i ka thënë CNN se ishte "synimi" i tij që, gjatë përurimit si president më 20 janar, t'i kërkonte amerikanëve të mbanin maska për 100 ditët e para të administrimit të tij për të ndihmuar në mos përhapjen e përhapjes e virusit.

Biden tha se ai do të lëshojë një urdhër që maskat të mbahen brenda ndërtesave federale dhe në mjetet e transportit.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Stuhia e dëborës godet autostradën japoneze, përplasen 134 automjete (FOTO LAJM)
Tragjike: Kamioni shtyp 15 punëtorë që ishin duke fjetur në rrugë (VIDEO)
Babai i Meghan Markle po bën një dokumentar ku do të nxjerrë dhe "të palarat" e të bijës (FOTO LAJM)
Në këtë qytet ndalohet të pish duhan në parqe, stacione tramvaji dhe varreza
Çahen rrugët, tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media