Home Bota
Turqia aprovon vaksinën kineze kundër COVID-19
Organi zyrtar turk i barnave dhe pajisjeve mjekësore miratoi vaksinën kineze CoronaVac për përdorim urgjent kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas vlerësimeve të dozave, Agjencia Turke e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (TITCK) njoftoi se ka autorizuar vaksinën e njohur si CoronaVac, e cila u zhvillua nga kompania me bazë në Pekin SinoVac.

“Gjatë vlerësimit të të dhënave shkencore, mostrat që u dorëzuan në vendin tonë janë ekzaminuar në laboratorët e institucionit tonë gjatë 14 ditëve”, tha TITCK në një deklaratë, duke shtuar se vaksina do të dorëzohet me shpejtësi për publikun.

Vaksinohet ministri turk i Shëndetësisë, nga nesër vaksinimi i personelit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, pranoi vaksinën e parë në vend kundër koronavirusit të ri (COVID-19), menjëherë pasi organi zyrtar i barnave miratoi vaksinën kineze CoronaVac.

Menjëherë pas takimit të Këshillit Shkencor të Koronavirusit, Koca tha se nga dita e nesërme do të fillojë vaksinimi i gjithë personelit shëndetësor.

Ai theksoi se prioritet i Turqisë është ecuria transparente e programit të vaksnimit.

Koca deklaroi se ecuria e programit të vaksnimit në Turqi mund të ndiqet drejtpërdrejt në internet.

Ndërkaq, pas deklaratave të tij, Koca u vaksinua në Spitalin e Qytetit në Ankara, së bashku me ekspertët e tjerë të Këshillit Shkencor.

“Dua të nënvizoj se secili patjetër duhet të vaksinohet. Duhet patjetër të vaksinohemi në mënyrë që t’i kthehemi jetës së mëparshme”, tha ministri turk në një prononcim pas vaksinimit.

“Jam i bindur se ditët e ardhshme do të jenë të ndritshme. Uroj që të shkojë mbarë”, shtoi ai.

Ndryshe, organi zyrtar turk i barnave dhe pajisjeve mjekësore miratoi vaksinën kineze CoronaVac për përdorim urgjent kundër koronavirusit.

Pas vlerësimeve të dozave, Agjencia Turke e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (TITCK) njoftoi se ka autorizuar vaksinën e njohur si CoronaVac, e cila u zhvillua nga kompania me bazë në Pekin SinoVac.

“Gjatë vlerësimit të të dhënave shkencore, mostrat që u dorëzuan në vendin tonë janë ekzaminuar në laboratorët e institucionit tonë gjatë 14 ditëve”, tha TITCK në një deklaratë, duke shtuar se vaksina do të dorëzohet me shpejtësi për publikun. /AA/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Stuhia e dëborës godet autostradën japoneze, përplasen 134 automjete (FOTO LAJM)
Tragjike: Kamioni shtyp 15 punëtorë që ishin duke fjetur në rrugë (VIDEO)
Babai i Meghan Markle po bën një dokumentar ku do të nxjerrë dhe "të palarat" e të bijës (FOTO LAJM)
Në këtë qytet ndalohet të pish duhan në parqe, stacione tramvaji dhe varreza
Çahen rrugët, tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media