Home Kryetitull
Darka Rama-Mitsotakis, për çfarë u diskutua
Detaje nga takimi Rama-Mitsotakis bëhen të ditura nga zyra e kryeministrit grek.

Dy homologët folën për pakicën greke në Shqipëri, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare.

Mediat greke shkruajnë se gjatë darkës, Mitsotakis diskutoi me Ramën zhvillimet aktuale në Mesdheun Lindor, me theks në veprimet e Athinës për të kufizuar EEZ me Italinë dhe Egjiptin.

Po ashtu, thuhet se u ra dakord të punohet në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën, por nuk jepen detaje nëse është diskutuar specifikisht për çështjen e kufirit detar.

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, bën të ditur zyra e kryeministrit Mitsotakis.

Dërgoja mikut në:
Hee
e Mërkurë 16 Shtator 2020, Ora 10:32
O rama mos na shit neve pordhë Kot me grek-malagen mitsotakis po thuja në sy nuk ka Shqipëria detë asnjë pllëbë për ti dhën grekut dhe pikë.
Shkruani komentin tuaj!
 
Rrëfimi i Berishës për vrasjen e Hajdarit, ironizon Artan Hoxha
"Prostitucion, trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal", OFL zbarkon në Elbasan
Një parajsë, "James Bond" nxjerr në shitje shtëpinë për 100 milionë dollarë (FOTO LAJM)
Basha me premtime madhore: 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm
U infektua gjithë stafi, mbyllet qendra shëndetësore në Elbasan

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media