Home Kryetitull
Meta kujton Konferencën e Pezës: Bashkë kundër bandës së oligarkëve
Presidenti Ilir Meta me anë të një reagimi në rrjetet sociale për 78 vjetorin e Konferencës së Pezës ka dhënë një mesazh politik ku bën thirrje për bashkim kundër asaj që ai e quan pushtimi nga një bandë oligarkësh.

Më tej Meta shkruan se Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Postimi i plotë i Presidentit

Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha!

Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.

Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"S’do ketë pagë minimale nën 30 mijë lekë", Rama nxjerr shifrat
Debatet për listat e hapura, Gjiknuri letër Bylykbashit dhe Vasilit
Plani i Donald Trump për të bërë zv.presidente Ivankën: E bukur dhe e zgjuar (FOTO LAJM)
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut shpallet fajtor, me sa vite burg u dënua
Rrëfimi i Berishës për vrasjen e Hajdarit, ironizon Artan Hoxha

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media