Home Kryetitull
Hetimet për vrasjen e Kapllanit marrin kthesë, çfarë u zbulua nga celulari i tij
Detaje të reja zbardhen nga vrasja me breshëri plumbash e 33 vjeçarit Klevis Kapllani në Rrogozhinë.

Mësohet se dyshimet e grupit hetimor janë se Kapllani të jetë i përfshirë në vrasjet e ndodhura në Elbasan dhe në Peqin.

Në datën 12 shtator viktima ka komunikuar me persona të paidentifikuar të cilëve u ka lënë makinën deri në datën 14. Një ditë më vonë ai u gjet i pajetë pikërisht në këtë mjet, i qëlluar me 13 plumba kallashnikovi.

Ditën e djeshme, trupi i pajetë i Kapllanit është pikasur fillimisht nga shitësi i qumështit i cili ka njoftuar menjëherë familjarët të cilët kanë njoftuar forcat policore.

33-vjecari është gjetur pa shenja jete në makinën tip Fiat Punto, ndërkohë që xhami i derës ka qenë i thyer.

Gjithashtu Kapllani ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike, ndërkohë që banorët shprehen se ështëe djalë i respektuar në zonë. Vrasja ka ndodhur 200 metra larg banesës së Kapllanit, ndërkohe që 33- vjeçari është i martuar dhe baba i një femije 2 muajsh.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut shpallet fajtor, me sa vite burg u dënua
Rrëfimi i Berishës për vrasjen e Hajdarit, ironizon Artan Hoxha
"Prostitucion, trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal", OFL zbarkon në Elbasan
Një parajsë, "James Bond" nxjerr në shitje shtëpinë për 100 milionë dollarë (FOTO LAJM)
Basha me premtime madhore: 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media