Home Kryetitull
Shtatë të arrestuar në Tiranë, veprat penale që i çuan pas hekurave
Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 7 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale si dhe ka sekuestruar lëndë narkotike kanabis dhe disa sende të vjedhura.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve,u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. O., 24 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit A. Xh., 23 vjeç, pasi më datë 02.12.2020, ka vjedhur disa sende në banesën e shtetasit F. P. Gjithashtu, ky shtetas më datë 25.10.2020, ka vjedhur 7 aparate celular në një dyqan. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura në banesën e shtetasit F. P.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin të shtetasit të mitur me iniciale A. C., 17 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja".

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Xh. K., 38 vjeç, A. S., 58 vjeç, B. O., 38 vjeç dhe L. K., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Berisha nuk ndal dot "pokerin" e Juves, bardhezinjtë presin Interin (VIDEO)
Pas të gjithë "bombave" të Shqipes, reagon më në fund Tea dhe ka një shpjegim (FOTO&VIDEO)
Realizon Messi, Barcelona barazon shifrat (VIDEO)
Napoli lëshon deklaratë zyrtare mbi të ardhmen e Gattusos
Në rezidencën e Pablo Escobar, këngëtarja shqiptare publikon foton provokuese (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media