Home Kryetitull
Abazoviç: Më kanë ofruar 21 mln euro për mos ta rrëzuar Gjukanoviç
Parlamenti i Malit të Zi ka nisur diskutimet për miratimin e qeverisë së re. Në këtë seancë fjalimi i drejtuesit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, i cili tha se i janë ofruar 21 milionë euro në mënyrë që të mos rrëzonte presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka bërë bujë.

Abazoviç, i cili është kandidat për zëvendëskryeministër dhe ministër mbrojtje tha se mori oferta për atë nga disa palë, por që nuk dha më shumë detaje të tjera.

“Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviçin. Qeveria e re malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por ajo ka një mbështetje të madhe nga qytetarët. Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjet e lindjes së demokracisë”, u shpreh ai.

Gjithashtu politikani shqiptar ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në parlament duke thënë se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i një komuniteti që jeton në varfëri shkaku i qeverisë së kaluar.

Deputeti Genci Nimanbegu, tha se program ka shume fjalë të bukura, por të cilat fatkeqësisht nuk trajtojnë çështjet e popujve pakicë.

Debati në parlament do të vazhdojë edhe gjatë ditës se sotme, ku pritet te bëhet dhe votimi i qeverise.

Edhe pse partia e Milo Gjukanoviç udhëhoqi me 29 mandate, sërish koalicioni opozitar arriti që të bashkojnë mandatet dhe të bëhen shumicë, duke larguar nga pushteti pas 30 vitesh Partinë Social Demokrate të Malit të Zi. Shqiptarët arritën të merrnin dy mandate.
Dërgoja mikut në:
Huh
e Premte 4 Dhjetor 2020, Ora 11:48
Po pse bash 21 milion e jo fiks 20 milion ?!?
GOLI
e Premte 4 Dhjetor 2020, Ora 13:18
O Ç'NA SHKRIVE S'Ë QESHURI...THJESHT NJE MATERIALIST QEN I SERBISË.
Shkruani komentin tuaj!
 
Berisha nuk ndal dot "pokerin" e Juves, bardhezinjtë presin Interin (VIDEO)
Pas të gjithë "bombave" të Shqipes, reagon më në fund Tea dhe ka një shpjegim (FOTO&VIDEO)
Realizon Messi, Barcelona barazon shifrat (VIDEO)
Napoli lëshon deklaratë zyrtare mbi të ardhmen e Gattusos
Në rezidencën e Pablo Escobar, këngëtarja shqiptare publikon foton provokuese (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media