Home Kryetitull
Nga "San Paolo" në "Maradona": Priftërinjtë revoltohen për emrin e stadiumit
Në Napoli kanë vendosur që t’i ndryshojnë emrin stadiumit për të nderuar legjendën Diego Maradona, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor pas një ataku kardiak. Kjo gjë nuk u ka pëlqyer një grupi priftërinjsh, të cilët i kanë shkruar kryepeshkopit të Napolit, Crescenzio Sepe.

Ata janë kundër që të hiqet emri “San Paolo” që stadiumi ka tani. Kryebashkiaku i Napolit, Luigi De Magistris, njoftoi se propozimi është bërë dhe në ndeshjen me Real Sociedad, pas një jave, procedurat për ta bërë emrin e stadiumit “Diego Armando Maradona” do të kenë përfunduar.

“Il Mattino” ka publikuar një pjesë të letrës së priftërinjve, që është firmosur nga don Salvatore Giuliano, don Luigi Merola, don Carmine Amore, don Lello Ponticelli dhe don Armando Sannino.

“Me përulësi ne ndjejmë përgjegjësinë t’ua themi. Të gjithë jemi dakord, që të mos fshihet e shkuara. Do të ishte mirë të emërtohej stadiumi San Paolo -Maradona, si në Milano që është San Siro-Meazza. Do të ishte kompromisi i duhur për të shpëtuar besimin dhe për të nderuar kampionin”, shkruhet në letrën e priftërinjve.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Lucescu nuk ka dyshime: Ja pse Messi duhet të largohet nga Barça
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë (FOTO LAJM)
Trajnerët që drejtojnë ish-skuadrat ku shkëlqyen si lojtar (FOTO LAJM)
Simeone pranë historisë me Atletico Madrid
Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media