Home Kryetitull
Hidhet shorti i KED, mësoni emrat e anëtarëve të rinj
Në presidencë është hedhur këtë paradite shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Shorti ka përzgjedhur dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, të cilët do të përfaqësojnë këtë organ në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Të përzgjedhurit në këtë shorte janë: Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska.

Me të njëjtën procedurë është zgjedhur anëtari zëvendësues, Fjona Papajorgji.

Nëërkohë, nga shorti janë zgjedhur edhe Anëtarët e Gjykatës së lartë në KED. Ata janë, Ervin Pupe dhe anëtari zëvendësues Ilir Panda.

Përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme në KED do jetë: Adnand Xholi, ndërsa anëtar zëvendësues do të jetë Kujtim Luli.

Ndërkohë përfaqësues nga gjykatat e apelit të përzgjedhur në KED përmes shortit do të jenë: Astrit Kalaja, Elona Toro dhe anëtar zëvendësues Zegjine Sollaku.

Dy prokurorët përfaqësues nga zyrat e prokurorive pranë gjykatave të apelit të përzgjedhur në short për të qenë pjesë e KED ishin: Gjon Fusha dhe Glendi Xholi, anëtar zëvendësues u përzgjodh Kleant Zeka.

Përzgjedhja është bërë përmes shorteut në mënyrë rastësore, në prani edhe të avokates së popullit, Erinda Ballanca.

KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021. Sjellim në vëmendje që KED është një organ kolegjial dhe me mandat 1-vjeçar.

Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Berisha nuk ndal dot "pokerin" e Juves, bardhezinjtë presin Interin (VIDEO)
Pas të gjithë "bombave" të Shqipes, reagon më në fund Tea dhe ka një shpjegim (FOTO&VIDEO)
Realizon Messi, Barcelona barazon shifrat (VIDEO)
Napoli lëshon deklaratë zyrtare mbi të ardhmen e Gattusos
Në rezidencën e Pablo Escobar, këngëtarja shqiptare publikon foton provokuese (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media