Home Kryetitull
Haland: Ronaldo është inspirim, ai është një makineri
Kristiano Ronaldo pas gjithë arritjeve të tij në botën e futbollit, sigurisht është një frymëzim edhe për lojtarët më të mirë në moshë.

Dhe, këtu nuk bën përjashtim edhe Erling Haland, një nga më të talentuarit e brezit të ri. Së fundmi, norvegjezi ka theksuar se Ronaldo është një inspirim, ndërsa shton se i pëlqen Bundesliga.

A e ndjek Ronaldon edhe te dieta? “Kam lexuar diçka, por nuk e di nëse është e vërtetë.

Kam programin tim dhe e ndjek, nuk e di nëse janë të njëjta. Sigurisht, ai është një burim inspirimi për mua. Shikojeni, ai është një makineri”.

Viti i parë te Dortmund- “Gjithçka po ecën shumë shpejt prej momentit kur kam firmosur. Ishte mbyllja, më pas nisëm stërvitjen dhe luajtëm pa tifozë. Nuk e kemi idenë e asaj që do të ndodhë, por jam i lumtur të luaj poshtë “Murit të Verdhë”, tifozëve tanë. Shpresoj që ata të kthehen.

Mua më pëlqen Bundesliga, ka shumë skuadra të mira, kundërshtarë të vështirë dhe stadiume të bukura. Më pëlqen, është një kampionat i bukur”, u shpreh Haland.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Publikohen pamjet e para të intervistës ekskluzive të Meghan dhe Harry (VIDEO)
Përfshihet nga flakët "Land Roveri" në Krujë
Bëhuni gati për një javë shpërthyese e plot të papritura, ç'kanë parashikuar yjet për datat 1-7 mars
Jo vetëm COVID-19 te njerzit, një tjetër virus prek kuajt (FOTO LAJM)
Meta: Më shumë kandidatë me integritet, më shumë mundësi në referendumin e 25 prillit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media