Home Kryetitull
Aeroporti duhej të ishte gati që në 2019, Rama: Do t'i marr kuksianët nga Londra me avion
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video mëngjesin e sotëm në rrjetin social Facebook ku duket kantieri i aeroportit të Kukësit.

Pamjet nga kantiera e ndërtimit, Rama i ka shoqëruar me një shkrim ku thuhet:

“MIRËMËNGJES dhe me punën që vazhdon për përfundimin e Aeroportit të Ri Ndërkombëtar në Kukës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, ndërsa e shoqëron videon me muzikë popullore.

“Kuksianët nga Londra që më kanë tallur pafund do t’i marr nga Londra dhe do t’i ul në Kukës. Do ti marr që të votojnë PD. PD do ketë 120 vota nga unë falas jo nga ato që janë mësuar të bëjnë.”- ka deklaruar më herët Rama.

Kujtojmë se aeroporti i Kukësit u premtua të ishte një mrekulli dhe tashmë duhet të ishte plotësisht gati.

Madje Kryeministri i paraprinte fjalëve duke kërkuar të mos përgojohej sepse me datë 31 tetor 2019 do të ishte shumë më bukur në realitet.

Por si është e vërteta? Aeroporti i Kukësit nuk është akoma në punë dhe gjithçka duket është një kantier ndërtimi ku gëlon betoni dhe rrëmuja. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këshilli i Stabilizim Asociimit: Shqipëria ka bërë progres në përgatitjen e zgjedhjeve
Publikohen pamjet e para të intervistës ekskluzive të Meghan dhe Harry (VIDEO)
Përfshihet nga flakët "Land Roveri" në Krujë
Bëhuni gati për një javë shpërthyese e plot të papritura, ç'kanë parashikuar yjet për datat 1-7 mars
Jo vetëm COVID-19 te njerzit, një tjetër virus prek kuajt (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media