Home Kryetitull
Alimehmeti: Të ashpërsohen masat anti-Covid
Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka deklaruar së fundmi se duhet të ashpërsohen masat anti-COVID, pasi situata në vend është rënduar.

Mjeku theksoi se duhen mbështetur shumë fortë sektorët që kanë probleme dhe duhet kërkuar mbyllja e tyre për pak javë. Sipas mjekut 4-5 javët që kemi përpara do të jenë më të vështira, sa i përket përhapjes së virusit.

“Duhen mbështetur fort disa sektorë dhe duhet kërkuar mbyllja e tyre disa javore. 4-5 javët që kemi përpara janë më të vështira”, tha Alimehmeti në një intervistë në Euronews Albania.

Sa i përket rasti të rëndë të një ditë më parë ku humbi jetën tek spitali “Shefqet Ndroqi” një 18-vjeçar i infektuar, zoti Alimehmeti u shpreh se edhe në vendet e BE-së ka raste të tilla tragjike.

“Mund të shohim që ka raste goxha, po të shikojmë vendet e BE-së. Të rijnë përgjithësisht nuk kanë simptoma dhe nuk para vijnë tek mjeku për test”, u shpreh ai.

Mjeku sqaroi se në Shqipëri nuk është tendenca për të indentifikuar të rinj që janë të infektuar.

“Ne kemi tendencën që të mos t’i gjejmë. Për moshën 0 deri në 20-vjeç ne kemi vetëm 6% të raste të identifikuara në total. Ndërkohë, Italia që ka një moshë mesatare shumë më të lartë se ne, ka 12.3% të infektuarve në këtë moshë. Pra jemi ne që nuk i gjejmë rastet, jo se ka ndonjë gjë të çuditshme”, u shpreh mjeku.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rama në Bruksel, Borrell dhe Várhelyi: Shqipëria përmbushi kushtet
Cila është dashuria juaj bazuar në shenjën e horoskopit?
Përplasen dy automjete, përfundon në spital një person
Modelja turke në telashe, i hakojnë telefonin dhe i publikojnë foto nudo (FOTO LAJM)
Hajdari rrëfen vizitën në Elbasan: Në Shqipëri më e lehtë të shesësh kokainë se gjizë!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media