Home Kryetitull
E shkarkoi KPK-ja, kush është gjyqtarja Shegani me 4 shtëpi
KPK ka shkarkuar gjyqtaren në gjykatën e Tiranës, Marjana Shegani.

Emri i kësaj të fundit nuk është i panjohur pasi është akuzuar shpeshherë edhe në media për vendime të korruptuara.

Sa i përket pasurisë, rezulton se gjyqtarja Marjana Shegani posedon 4 shtëpi në Tiranë, Pogradec, Golem dhe Kavajë.

Ajo deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 45.5 m2, me vlerë 2.6 million lekë, të cilin e ka shitur në vitin 2007, 27 000 euro, një tjetër apartament me sipërfaqe 113 m2, me vlerë 52 000 dollarë.

Në vitin 2008 ajo deklaron se ka lidhur një kontratë porosi për një apartament në Golem, por nuk e thotë sipërfaqen dhe vlerën, ndërsa në vitin 2015 ka blerë një apartament me sipërfaqe 102.98 më në Pogradec me vlerë 35 000 euro.

Ndër vite gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj kanë blerë e shitur makina të shtrenjta. Më e shtrenjta është një Audi A4, rreth 45 000 euro, blerë nga bashkëshorti i gjyqtares në vitin 2017.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këshilli i Stabilizim Asociimit: Shqipëria ka bërë progres në përgatitjen e zgjedhjeve
Publikohen pamjet e para të intervistës ekskluzive të Meghan dhe Harry (VIDEO)
Përfshihet nga flakët "Land Roveri" në Krujë
Bëhuni gati për një javë shpërthyese e plot të papritura, ç'kanë parashikuar yjet për datat 1-7 mars
Jo vetëm COVID-19 te njerzit, një tjetër virus prek kuajt (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media